Ky është keku 100 vjeçar me fruta në Antraktidë, është “pothuajse” i ngrënshëm

Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë gjetur një kek me fruta 106 – vjeçar.

Ky kek është gjetur i ruajtur në një kasolle në Antarktidën e largët.

Keku ishte bërë me delikatesë nga pastçierë britanikë të “Huntley & Palmers”.

“Antarctic Heritage Trust” në Christchurch, ai ishte i mbështjellë me letër, i vendosur brenda një ene kallaji dhe argjendi, bëjnë me dije studiuesit.

“Gjetja e kekut me fruta të ruajtur në mënyrë të përsosur në mesin e disa dosjeve të paidentifikuara ishte një surprizë”, – raporton Lizzie Meek, e cila së bashku me ekipin e saj besojnë se ëmbëlsira e gjetur në një kasolle në Cape Adare i përkiste partisë veriore të Robert Falcon Scott të vitit 1911.

Meek tha gjithashtu se, megjithëse keku në pamje dukej i ngrënshëm, mbetet ende një mister se si është arritur të ruhet shija e ëmbël që prej shekullit të kaluar.

“Keku me fruta do të kthehet andej nga erdhi dhe mendoj se historia është atje. Vizitorët do të jenë në gjendje ta shohin atë kollaj”, ka thënë ajo.

Një ekip nga Muzeu Canterbury në Christchurch ka përfunduar kohët e fundit projektin 14 – mujor që ruan gati 1500 artefakte nga Cape Adare.