Bllokohet aksi Vlorë – Orikum, Shkëputen gurë te “Kalaja”

Policia e Vlorës ka marrë masa pë bllokimin e aksit Vlorë – Orikum për arsye sigurie.

Një shkëmb është shkëputur në zonën e quajtur “Kalaja” dhe rrezikojnë të shkëputen edhe gurë të tjerë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Vlorë, Policia njofton për masë sigurie!

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur ”Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë – Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi në drejtim të qytetit të Vlorës.

Ndërkohë janë njoftuar edhe emergjencat civile, reparti i xhenjos si dhe firma e mirembajtjes se rrugëve.

Do të ketë një njoftim të dytë për hapjen e aksit rrugor.

Noftohemi se nuk ka dëme në njerëz”.