Vlorë: Shkëputet shkëmbi te “Kalaja”, bie mbi makinë…

Shkëputet një copë shkëmb pranë zonës së “Kalasë” në “Ujë të Ftohtë” në Vlorë, dëmtohet një automjet i cili ishte i parkuar në zonë.

Fatmirësisht në automjet nuk ka patur persona brenda që mund të kishin rrezikuar jetën.

Shkëputja ka bllokuar totalisht qarkullimin në zonë të automjeteve drejt bregdetit, ndërsa po kërkohet ndërhyrja me mjete të tjera për të bërë të mundur pastrimin e zonës dhe normalizimin e situatës në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po bën po bën të mundur normalizimin e situatës së krijuar nga trafiku i rënduar, ndërsa rrezikohet edhe shkëputja e një tjetër cope shkëmbi në këtë zonë që mund të rrëzohet në rrugë.

Lëvizja e automjeteve pritet të rikthehet vetëm pas ndërhyrjes se mjeteve të posaçme për pastrimin e zonës në fjalë.