Vlorë, Eshtë bërë e mundur heqja nga rruga e masës shkëmbore te ”Kalaja”

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se me ndihmën e shërbimeve të Emergjencave Civile, si edhe me ndihmën e Kompanisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë është bërë e mundur heqja nga rruga e masës shkëmbore e cila kishte rënë në vendin e quajtur ”Kalaja”, në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Ndërkohë Forcat Xheniere kanë bërë inspektimin e nevojshëm të situatës dhe kanë siguruar se nuk ka pjesë të tjera shkëmbore të cilat mund të shkeputen.

Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht në të dyja kahet e aksit rrugor. Falenderojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve për mirëkuptimin që treguan lidhur me situatën e ndodhur!