Kavajë: Nusja denoncon vjehërrin, ja çfarë më bënte kur kisha burrin në punë

Policia e Kavajës arrestoi mbrëmjen e së enjtes një  shtetas 59-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit.

Arrestimi i 59 – vjeçarit u krye pas denoncimit që e dëmtuara bëri në Komisariat, duke pretenduar se vjehërri i saj kryen vepra të turpshme dhe e ngacmon seksualisht prej më shumë se një muaji.

I dyshuari i ka mohuar akuzat dhe i konsideroi të pavërteta dhe shpifje të gjitha ato që e reja kishte deklaruar në Polici.

Edhe pse ende pa ndonjë provë konkrete, bazuar veç në fjalën e nuses e të vjehrrit, policia pas konsultimit edhe me prokurorin bëri ndalimin e të dyshuarit.

Sipas burimeve, 20 – vjeçarja ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike në momentin që është paraqitur në Polici.

20 – vjeçarja ka deklaruar se i shoqi nuk kishte dijeni për çfarë kishte ndodhur në shtëpi.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se vjehrri e ngacmonte vazhdimisht kur bashkëshorti i saj ishte në punë.

Sipas denoncimit të bërë nga nusja, pas ngacmimeve seksuale, vjehërri e kërcënonte që të mos i tregonte njeriu.

Por duke qenë se, mesditën e së enjtes ai kishte tentuar edhe të abuzonte seksualisht me të, 20- vjeçarja pasi kishte arritur të dilte nga banesa ishte drejtuar menjëherë në Polici për të bërë denoncim.

Në momentin që ajo ka është paraqitur në polici për të denoncuar ngjarjen, ka treguar edhe disa shenja gërvishtjeje dhe të nxira në krahë, që sipas saj tregonin dhunën që kishte ushtruar vjehrri ndaj saj në momentin e ngjarjes.