Tiranë: Arrestohet një 59 – vjeçare. Falsikon adresën e FB të gruas 10 vjet më të re dhe dërgon video porno

Një 59-vjeçare, e identifikuar me emër dhe me mbiemër nga efektivët e Policisë, pikërisht seksioni për krimet kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, akuzohet ka falsifikuar adresën e profilit në rrjetet social të një gruaje 10 vjet më të re se vetja dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen me iniciale A. Ç. 59 vjeçe, banuese në Tiranë.

Dyshohet se me anë të kompjuterit, ka falsifikuar adresën e shtetases B. Sh. 49 vjeçe, banuese në Tiranë, të cilën e kërcënon dhe dërgon video intime, personave të tjerë.