Vlorë: 35 – vjeçari përplas me makinën e tij tre automjete

Një 35 – vjeçar ka përplasur me automjeti e tij tip ”Mercedes Benz” tre automjete të tjera, të cilat kanë qënë të parkuara.

Ja njoftimi zyrtar i policisë:

“Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 12.08.2017 rreth orës 17:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në aksin rrugor të Bulevardit “Ismail Qemali” pranë vendit të quajtur ”ish shkolla Industriale”, automjeti tip ”Mercedes Benz” me targa AA 100 RB, ka përplasur tre automjete të tjera, të cilat kanë qënë të parkuara.

Konkretisht mjetet tip: ”Skoda” me targa AA 042 EZ, mjetin ”Mercedes Benz” me targa VA 0775 AB, dhe mjetin tip ”Opel” me targa BA 248 DB.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M, 35 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.