Vlorë: Arrestohet një 20 – vjeçar dhe një tjetër lihet në arrest me burg. Ja arsyeja

Policia e qarkut Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Jurals Saraçaj, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi rëndojnë akuzat: ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, ngaj shtetasit Ertigen Alla, 40 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Ja njoftimi zyrtar i policisë së qarkut Vlorë:

“Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas si edhe ka bërë të mundur ekzekutimin e vendimit penal ndaj një tjetëri!

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

  • Jurals Saraçaj, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas është arrestuar nga policia sepse më datë 10.08.2017, në rrugën ”Murat Tërbaçi”, duke drejtuar mjetin  tip ”BMË”,  në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhë është përplasur, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë, shtetaset K. B., dhe A. M., të cilat ndodheshin pasagjere në mjet.

Materialet u referuan pë Prokurori ndaj tij për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

  • Ertigen Alla, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë ekzekutimin e vendimit penal të datës 19.11.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë  e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”.