Tiranë: Kamarierin e gjen belaja me një kliente, ja çfarë ka ndodhur

Një djalë i ri, i cili punon kamarier në një nga lokalet e kryeqytetit, është në telashe, pasi akuzohet se ka vjedhur një orë dore.

Sipas dëshmisë që ai dhene në Polici, e mohon një fakt të tillë.

Kallëzimi në polici është bërë nga një grua e cila e kishte harruar orën e saj në lokal, por kur është kthyer për ta marrë, nuk e ka gjetur më.

Kamarieri i cili i ka shërbyer, nuk ka pranuar ta ketë dorëzuar orën në banak dhe as ta ketë marrë vet, por tha se pasi e ka gjetur e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

Ndaj tij kane nisur hetimet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Behet fjalë për 22 – vjeçarin me inicialet inicialet A. P., banues në Tiranë, i cili si kamarier punon në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, në kryeqytet.

Sipas raportit të policisë:

“Ai ka gjetur në një tavolinë një orë dore, që ishte harruar nga shtetasja I. T. vjeç 57, banuese në Tiranë, të cilën nuk e ka dorëzuar në banak, por e ka hedhur në koshin e mbeturinave”.