Mjekët japin alarmin: Shqipëria rrezikohet nga një tjetër sëmundje e rrezikshme, ja për çfarë bëhet fjalë

Shqipëria rrezikohet nga një së mundje e rëndë, e njohur si sëmundja e etheve të Nilit.

Virusi qarkullon në vendet fqinje si Greqi, Itali.

Sipas Instituti të Shëndetit Publik, ende nuk është regjistruar asnjë rast në vendin tonë.

“Shqipëria është rrezikuar pasi në vendin tonë gjenden vektorët që shpërndajnë. Por ne jemi duke monitoruar sidomos në rastet e rënda të saj si meingit, apo encenfalit. Janë regjistruar katër raste në Greqi, 1 në Itali dhe 1 në Izrael”, raporton Silva Bino, ISHP.

Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i cili shpërndahet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat fatkeqësisht qarkullojnë me shumicë në vendin tonë. Mjafton që ato të bien në kontakt me zogj të infektuar dhe menjëherë përhapin virusin në njerëz.

“Ethet e Nilit Perëndimor” është forma më e shpejtë e sëmundjes.

Ajo karakterizohet nga këto shenja:

temperaturë,

plogështi,

dobësi,

dhimbje koke,

dhimbje trupi.

Gjithashtu, mund të paraqiten edhe shenja të tilla si: anoreksi ose të vjella, puçrfa në lëkurë, dhe në rastet më të rënda mund të shkaktojë encefalit, meningit apo paralizë.

Te njeriu, kjo lloj sëmundje paraqitet në dy forma klinike:

“Ethet e Nilit Perëndimor” që është relativisht e lehtë dhe i ngjan gripit dhe ajo “neuroinvazive”, e cila i përfshin të gjitha rastet me shenja neurologjike.