Jozefina Topalli, tregon për internimin e xhaxhait dhe shenjat që ka gjetur në Porto Palermo (Foto)

Te dashur miq.
Para disa ditesh duke vizituar Porto Palermon, Xhoana Topalli gjeti te gdhendur ne muret e saj emrin e xhaxhait , Ferdinand Topalli.
Ferdinandi ishte 12 vjec kur e internuan aty bashke me te vellain , Kolec Topallin 10 vjec , te motren Suzana Topalli 16 vjece dhe nenen e tyre Maria Topalli.Nderkohe vellain 18 vjec ,Genarin e kishin futur ne burg bashke me te atin.
Familja e tyre u ndeshkua per fajin e vetem se , i ati, Nush Topalli ishte nje tregtar i madh dhe i biri tjeter ( 20 vjec) u arratis nga vendi.
Sic shihet ne foton poshte , ishte 10 Dhjetor 1949.
Nderkohe, ne Shkoder sundonte nje frike e terror i padegjuar.Familje te shumta u internuan ne Tepelene dhe Porto Palermo.

Fotoja poshte eshte shenje e nje historie te dhimbshme , jo thjesht per familjen tone. Ne ate kamp kane vdekur nga uria e kushtet e tmershme shume femije.
Ajo eshte nje thirrje per kujtese.
Per mua e familjen time eshte thellesisht prekese sepse pas dy ditesh qe gjetem te gdhendur ne mur nga nje femije 12 vjec emrin e tij e daten e internimit , njeriu jone i dashur Ferdinandi ndrroi jete.
Ishte nder njerezit me te drejte e me te ndershem qe mund te njohesh ne jete.
I dashur, i mençur dhe i papertueshem me t’u gjend ne cdo kohe.
Vetem po ta pyesje, fliste per kohen e internimit;
natyrisht pa urrejtje dhe me buze ne gaz.

Fotografia e Jozefina Çoba Topalli