Sarandë, Vijon puna për evidentimin e rasteve të zjarrvënieve në mënyrë të qëllimshme

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të zjarrvënieve në mënyrë të qëllimshme!

Arrestohet në flagrancë një shtetas! Strukturat e Stacionit Policor të Livadhjasë, në bazë të informacioneve në rrugë operative, lidhur me rastet e zjarrvëneve në mënyrë të qëllimshme kanë arritur të bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : – Jorgo.R., 21 vjeç, banues në Finiq.

Shtetasi i lartëpërmendur më datë 12.08.2017, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vendosur zjarr në vendin e quajur “Gropa”, në fshatin Leshnicë, ku për pasojë janë djegur rreth 50 hektar sipërfaqe pyjore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Image result for sarande zjarr