Qëllon me armë zjarri në ajër , arrestohet në flagrancë nga policia (Emri)

Lezhë

Qëllon me armë zjarri në ajër , arrestohet në flagrancë nga policia

I sekuestrohet 1 automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra

Më datë 13.08.2017, rreth orës 06:40 , është marrë njoftim se në fshatin Lalm në Lezhë , një shtetas po qëllon me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi D. N, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra .

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.