Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre” përgjegjësi i Agjensisë të Pyjeve

Kolonjë-Korçë.

Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre” përgjegjësi i Agjensisë të Pyjeve.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.P, 57 vjeç, banues në Ersekë ( me detyrë Përgjegjës i Agjensisë të Pyjeve pranë Bashkisë Ersekë)

Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke i përpiluar dy leje shfrytëzimi për lëndë drusore një subjekti, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.