Vlorë, vendosen gjoba për shpërdoruesit e ujit

Shpërdorimi i ujit të pijshëm është vepër penale! Si e tillë, ndëshkohet nga ligji! Ujësjellës Kanalizime vijon konstatimin e rasteve të shpërdorimit të ujit të pijshëm.

Në këtë kuadër janë vendosur gjoba për llastikët dhe shpërdoruesit e ujit.

Të ndëshkuarit janë subjekte private por edhe familjarë. Ju bëjmë thirrje të mos shpërdoroni ujin, pasi përveç gjobave do të ndiqeni edhe penalisht!