Vlorë, karroca e ka zënë poshtë një fëmijë të mitur dhe ka ndërruar jetë

Fier Informacion paraprak
Në datën 13.08.2017, ora 18:20, është sjellë i vdekur në Spitalin Rajonal Fier një fëmijë i mitur 5 vjeç, banues në fshatin Panaja,Vlorë, i cili ka ardhur për pushime në fshatin Çerven, Fier, tek gjyshi i tij, shtetasi Xh.T.
Fëmija duke luajtur është kapur me duar tek një karrocë që tërhiqet me kafshë(e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë) por pasi është mënjanuar karroca e ka zënë poshtë dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.