Kuriozitete

A ekzistojnë UFO -t? Ja çfarë thuhet në Kuran

Është një ndër temat më të diskutuara, sidomos vitet e fundit.

Të gjithë jemi kuriozë të dimë a ekzistojnë vërtët UFO –t?

Nëse po, ku jetojnë ata? – Në Tokë, apo ndonjë planet tjetër?

Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë kanë çuar në zbulime dhe hipoteza nga më të ndryshmet.

Në burimet islame thuhet se “krijesat e Zotit janë të shumta dhe njeriu nuk i njeh të gjitha”.

“Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon çka ju nuk dini” (Nahl, 8).

Krijesat për të cilat flet Allahu i Lartësuar në Kuran janë tre llojesh: njerëzit, xhinët dhe melaiket. Dy llojet e para (njerëzit dhe xhinët) banojnë në Tokë, ndërsa melaiket banojnë në qiell dhe janë në shërbim të Allahut gjithmonë.

Për këto lloj krijesash na ka folur Allahu i Lartësuar në Kuran dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në hadithe dhe na janë sqaruar specifikat dhe veçoritë e secilit lloj”, thuhet në shkrimet e shenjta islame, në Kuran.

Sipas thënieve të lartëpërmendura, në Kuran nuk vërtetohet qartë se ekziston jetë në ndonjë planet tjetër sikurse në Tokë, por gjithashtu një gjë e tillë edhe nuk mohohet.

Janë të shumtë personat që janë interesuar për këtë çështje dhe kanë tentuar të vërtetojnë ekzistimin e jetës edhe në planetë të tjerë në gjithësi me ajetin: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm