Kulture

A është e vërtetë se qëndron guri në ajër mbi tokë pa e mbajtur askush në Jerusalem…

A është e vërtetë se qëndron guri në ajër mbi tokë pa e mbajtur askush në Jerusalem?Islam Është e vërtetë se shumë njerëz mendojnë se ekziston një gur në Kuds (Jerusalem), gjegjësisht në Xhaminë e Aksasë, i cili rri në ajër, i varur pa e mbajtur asgjë.

Ky gur emërtohet Guri i Berakut dhe mbi të qëndron kubeja e Xhamisë. E sakta është se ky gur nuk qëndron në hapësirë, por është i ngjitur në një anë me kodrën dhe guri i dalë është pjesë e asaj kodre. Gjendja e këtij guri nuk ka gjë të jashtëzakonshme, por është një gur si çdo gur tjetër. shiko me shume ne linkun me poshte

Sido që të jetë, thëniet se ky guri qëndron në hapësirë dhe se melaiket e mbajnë ashtu janë lajme shumë të vjetra që njerëzit i kanë përcjellë para shumë kohe, por shumë dijetarë islamë e kanë sqaruar se këto thënie nuk janë të sakta.

Ndër ata dijetarë të cilët e kanë përgënjeshtruar këtë pretendim është komentatori i njohur hanefi, Imam El Alusi, në librin e tij: “Ruhul Meani”, gjatë tefsirit të sures “El Isra”. Gjithashtu edhe Ibën Kajimi në librin: “Nakdul Menkul”. Allahu e di më së miri!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm