Kuriozitete

A është krijuar së pari pula, apo veza?

A është krijuar së pari pula, apo veza? Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë punuar gjatë për ta gjetur përgjigjen e një prej mistereve më interesante të kohës. Edhe pse duket në shikim të parë si pyetje kot dhe pa ndonjë qëllim, në fakt çështja e formimit biologjik të pulës apo vezës ka lodhur kokat e shumë shkencëtarëve, pasi asnjëherë nuk ka pasur prova të forta për ta dëshmuar ndonjërën hipotezë. Madje, dilema ka marrë edhe këndvështrim filozofik.

Në një hulumtim të vitit 2016 të publikuar nga revista TIME, thuhet që shkencëtarët kanë arritur në përfundimin që pula është formuar e para biologjikisht, për shkak se proteina prej së cilës formohet lëvozhga e vezës prodhohet vetëm nga pulat.

Përfundimisht, ekzistojnë studime të të dy hipotezave, por pa dyshim që më i besueshmi është argumentimi se e para është formuar pula, edhe në bazë të teorisë së evolucionit.

Ka edhe nga hulumtimet që thonë që e para u krijua veza. Kështu kishte shkruar një grup shkencëtarësh më 2010, duke argumentuar se ky rast përsëritej edhe te kafshët  tjera, pasi vezët kanë qenë të formuara edhe para dinozaurëve.

 

Show More

Related Articles