Lifestyle

A mund të flitet për barazi gjinore në Shqipëri?!

Nga Aida Telharaj Cano

Barazia gjinore në Shqipëri është reale apo një mit???
Të drejtat e njeriut janë universale. Ato u përkasin të gjithë individëve, dhe duhet të gëzohen në mënyrë të barabartë nga të gjithë.  Por a është e vërtet kjo deklaratë në Shqipëri?  A zbatohet në jetën e përditshme?
Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave.
Gratë shqiptare përballen ende me pabarazi, paga më të ulta, dhunë gjinore, diskriminim dhe stereotipe të ndryshme. Kjo vjen nga shkaqe të ndyshme që kanë ngelur nga tradita dhe historia jonë patriarkale.
Por a duhet të ekzistojë ende këto streotipe të tipit femra është ajo që duhet të gatuaj, të rri në shtëpi që të rrisi fëmijët, sepse kështu kanë bërë nënat dhe gjyshet e tyre; kur edhe dihet se në vendin e punës meshkujt janë më të favorizuar dhe paguhen më shumë…
Ka ardhur koha që këto ide dhe stereotipe te mos ekzistojnë më, të ketë vërtet barazi gjinore.

Në shtëpi, në punë, kudo.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm