Kuriozitete

Afër Budvës u kap një peshkaqen më i gjatë se dy metra (Foto)

Dje në bregdetin malazias u kap një peshkaqen i gjatë 2.2 metra.

Në faqen e Facebook’t të “Podgoricki vremeplov” u publikua fotografia e bishës, me përshkrim se është bërë në ishullin Sveta Nedjelja afër Budvës.

Fotografia ka shkaktuar një mori komentesh.

Edhe pse shumica ishin të tronditur me madhësinë e tij, dhe në përgjithësi me prezencën e tij në ujërat e Malit të Zi, kishte edhe prej tyre që kanë treguar se bëhet fjalë për llojin e peshkaqenit i cili më me ëndje ushqehet me kallamari, dhe se “mishin e njeriut” kryesisht nuk e ka në “meny”.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se edhe pse këto bisha rrallë mund të gjenden në cektësira, nuk duhet provokuar fatin.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm