LajmeTe gjitha

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Konferencën e shtatë të Biznesit… (Foto)

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Konferencën e shtatë të Biznesit ”Turizmi në Evropën Juglindore” e cila u organizua në Beograd nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit të Serbisë.
Qëllimi i konferencës ishte përmirësimi i konkurueshmërisë dhe rritjes së të ardhurave nga industria e turizmit në rajonin e Evropës Juglindore, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal për të rritur lëvizjen e turistëve midis shteteve të rajonit dhe tërheqja e turistëve nga vendet e Azisë , Europës si dhe Vendet e Lindjes së largët. Identifikimi I situatës reale të Turizmit në vendet e rajonet për pozicionimin e tyre si një destinacion turistik që do të sigurojë qëndrueshmëri pozitive ne impaktin socio- ekonomik dhe mjedisor.
Në këtë konferencë morën pjesë 42 pjesëmarrës të cilët i përkisnin Agjencive shtetërore të promovimit të Serbisë, Malit të Zi, Kroacise, Shqipërisë , Sektorit Privat, dhe organizatave jo qeveritare të turizmit.

Në Seancën Plenare të hapjes së konferencës morën pjesë Përfaqësues të Agjencive Homologe të Promovimit të Turizmit, për secilin shtet , të cilët prezantuan potencialin turistik te vendeve të tyre.
Nga ana e përfaqësuesve të Agjencive Homologe u mor si shembull kryesor promovimi në rritje që Shqipëria ka bërë gjatë vitit 2016 në arenën ndërkombëtare , nëpërmjet kanaleve më prestigjoze si BBC, Euro News, Travel Channel dhe bashkëpunimi që ka patur me Agjencitë e vendeve të Rajonit në Promovimin e Rajonit në tregun Aziatik, ku:
-Serbia cilësoi një shëmbull model punën e AKT-së gjatë vitit të fundit.
-Kroacia theksoi se e ka ndjekur me vëmendje punën e kryer nga Agjencia Homologe e Turizmit Shqipëtar duke e vlerësuar shumë atë.
– Mali i Zi vijon më tej përgëzimet për AKT duke e marr si një shëmbull të mirë punën e saj për zhvillimin e Turizmit në të gjithë rajonin.
Në prezantimin e AKT-së u fol mbi vizionin dhe programin e ri të institucionit , i cili do të fokusohet në katër shtylla kryesore a) në zhvillimin e mëtejshëm të Alpeve dhe zonave malore b) në transformimin e Tiranës në një qëndër Konferencash , eventesh dhe aktivitetesh të Rajonit c) zhvillimin e mëtejshm të Jugut të Shqipërisë duke vene ne fokus lidhjen mes fshatrave dhe zonave ne brendesi te tyre, si dhe d) krijimin e Marinave Turistike si domosdoshmëri për një turizëm elitar, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik për një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor , në funksion gjithashtu dhe të zhvillimit të një Brandi dhe produkti turistik rajonal.

Nga ana e AKT së u zhvilluan edhe takime B2B më përfaqësues të disa operatorëve turistik nga vendet e Rajonit të cilët shprehën interesin për të bashkëpunuar me kompani shqiptare, për të ofruar një produkt të përbashkët turistik.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm