Lajme

Aksident i frikshëm në Vlorë, fatmirësisht pa viktima (video)

 

Aksident i  frikshëm në Vlorë,fatmiresisht pa viktima. Nje aksident i ndodhur rreth orës 23 e 15 minuta te mbremjes se te merkures jane perfshire gjashte  automjete,tre prej te cilave thuajse jane demtuar  krejtesisht. Nje automjet tip Porch ,i cili ishte duke levizur me shpejtesi mjaft te madhe ne bulevardin kryesor Vlorë-Skele  prane zones se Fabrikes se Orizit filimisht ka goditur nje automjet tip Alfa Romeo me  targa AA678 FO dhe me pas ka perplasur dhe tre mjete te tjera te cilat ishin te parkuara ne zone,ne ane te rruges kryesore. Si pasoje e perplasjes mjaft te forte jane demtuar edhe tre mjete te tjera,dy prej te cilave thuajse plotesisht. Automjeti TIP PEUGEOT me targa AA 315 EC dhe automjeti me targa AA 643 KF jane demtuar mjaft rende,ndersa ne to nuk ndodheshin persona ne brendesi te automjetit,pasi ishin te parkuara ne zone. Shakë  i  aksidentit eshte bere mjeti tip PORCHE ,per shkak te levizjes me shpejtesi,duke humbur kontrollin dhe shkaktuar aksidentin e rende dhe te frikshem ne zone. Ne vendngjarje ka mberriture dhe policia e cila ka nisur hetimet per aksidentin e ndodhur ne oret e von ate se merkures prane Fabrikes se Orizit,ndersa ka shoqeruar edhe drejtuesin e automjetit tip PORCHE qe shkaktoi edhe aksidentin.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm