Lajme

Aksident i rëndë, vdesin 2 të rinj

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se rreth orës 23: 40 në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë, mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas.

Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç.

Nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Show More

Related Articles