Lajme

Aksident nga lagështira: Humb jetën një fëmijë

Policia e elbasanit njoftoi se më datë 13.08.2017 në  aksin  rrugor Cërrik –Papër, në  fshatin  Valas  ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa  AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.

Si  pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese  në  Korçë  e  cila ka qenë  pasagjere në mjet.

Janë dërguar  për  ndihmë  mjekësore  në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset  që ishin pasagjere  në  mjet konkretisht  shtetaset: A.Sh., 54 vjeçe  banuese  në  Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë. Shërbimet  e  policisë  ndodhen  në  vendngjarje  dhe  po  kryejnë veprimet  hetimore dhe proçeduriale.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm