LajmeTe gjitha

Aksident i rëndë tek “Pylli i Sodës” në Vlorë

Më datë 06.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, në afërsi të Petroliferrës, ka ndodhur aksident rrugor.

Policia ka shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetasi F.A., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ”Seat”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S.Q..

E dëmtuara është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Më shumë

Artikuj të ngjashëm