LajmeTe gjitha

Aksident me vdekje, humb jetën kamionisti shqiptar

Një shqiptar ka mbetur i vdekur këtë të enjte në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

Aksidenti ka ndodhur orët e mëngjesit në autostradën A22, pranë daljes në veri të Veronas.

Siç raporton “Corriere”, viktima është një 51-vjeçar shqiptar, punëtor i një ndërmarrje autotransporti në Padova.

Kamioni të cili drejtonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave lokale, është përplasur me një tjetër kamion.

Impakti ka qenë fatal për 51-vjeçar, i cili ka mbetur i vdekur. Hetimet janë në vijim për të zbuluar dinamikën e incidentit.

Për shkak të aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar në autostradë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm