Lajme

Aksidenti ku u përfshi deputeti Rakipi, policia: janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia e shtetit jep sqarime mbi aksidentin në të cilin u përfshi deputeti Aqif Rakipi.

Ja njoftimi zyrtar i policisë:

Policia e Shtetit:

Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A. R. :

” Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes, dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është se, do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm