Lajme

Aksidenti tragjik/ Deputeti Rakipi kërkoi të shkonte në varrim, ja çfarë ndodhi

Deputeti i PDIU-­së, Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit. Këtë gjë e konfirmon vëllai i Sait Sorrës për Panorama.

Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri­tjetrin”, shprehet ai.

Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij. Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje.panorama

Më shumë

Artikuj të ngjashëm