Showbiz

Aktorja Imami: “Nuk e respektoj poligaminë”

Aktorja e njohur shqiptare, Valbona Imami ka folur në lidhje me temën që po qarkullon së fundmi në medien rozë shqiptare, poligaminë.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në profilin e saj në “Facebook”, Imami shprehet se nuk e respekton poligaminë aq më tepër thekson ajo tradhtinë bashkëshortore.

Ja statusi i Imamit:

“As jam angazhu as kam ndër mend të angazhohem në poligami. Të asnjë forme.

E kuptoj që ka charm për shumë veta, diku – diku ka dhe arsye, por me masë e kujdes, jo gjithkund.

Nuk e respektoj personalisht poligaminë.

TRADHËTINË BASHKËSHORTORE JO E JO.

Ajo gjë ka sjellë mosrespektimin e shumë gjeneratave të reja në martesë.

Helas!

Mendoj që martesa është një gjë shumë e bukur, sikurse e vështirë. Jo gjithmonë e mundshme. Kërkon edhe një standard paraprak psikologjik – ekonomik.

GJSS ende e perceptoj si qenësi të mrekullueshme! So it be in eternity!

Një njeri që s’martohet s’do të thotë fare që është pa vlera.

PËRKUNDRAZI!

Ka në gjithë gjasat aftesinë imagjinative prokreative prolife për tërë specien në mënyren më autentike dhe të dlirë nga posesiviteti.

Thjesht që martesa është dimension që ka domosdoshmëritë e veta për t’ia nisur.

Sa gjë e këndshme po ta kenë të gjithë si vokacion e rrethane.

SHOQËRIA NJERËZORE BESOJ A SHPRESOJ TË JETË E PRIRUR TA MBËSHTESË KËTË GJASË”!

Show More

Related Articles