Lajme

Alarëm! Mjekët: Nëse keni këto shenja, urgjent në spital

Gjatë verës numri i pacientëve që bëjnë ishemi, apo hemorragji cerebrale bie për shkak se në organizëm ndodh zgjerimi i enëve të gjakut, por në shërbimin neurovaskular shifrat e të prekurve mbeten të larta.

“Ne kemi pasur mesatarisht 100 deri në 120 raste në muaj me aksidente vaskulare, cerebrale.. Ku 70 % janë ishemi dhe 30% e tyre janë hemoragji”, – është shprehur mjekja Entela Binjaku.

Simptomat e para të këtyre dy sëmundjeve neurologjike me pasoja të rënda janë mpirje e gjymtyrëve apo dhimbjet e kokës, si dhe tensioni i lartë.

Për të dyja këto simptoma qytetarët i neglizhojnë duke u mos u paraqitur në kohë tek mjeku.

“Ende nuk kemi numrin e mjaftueshëm të pacientëve që mbërrijnë në shërbimin e urgjencës brenda 3 orëve.

Shenjat janë të dukshme, qoftë nga familjarët, qoftë edhe nga pacienti.

Duke filluar që nga problemet e shikimit, dhimbjet e kokës, mpirjet.

I neglizhojnë duke pritur që të kalojnë.

Ndërkohë që ajo është një shenjë e parë e rëndësishme e një paralize, ose e një dëmtimi të trurit”, – sqaron Binjaku.

Përsa i përket shkakut të invaliditetit të populates, aksidentet neurovaskulare renditen në vend të dytë.

Ndërsa, për sa i përket vdekshmërisë renditen në vend të tretë.

“Në shërbimin neurovaskular, ne kryejmë procedurën e trombolizës.

Me anë të një medikamenti që e fusim nëpërmjet rrugëve venoze, arrijmë që të parandalojmë evolucionin e këtyre shenjave, ose regresin e këtyre shenjave.

Duke çuar më pas në zvogëlimin e ishemisë që mund t’i ndodhte të sëmurit, apo qoftë edhe kjo zonë ishemie të mos figurojë më, pas një skaneri të zhvilluar pas 24 orësh”, – sqaron më tej mjekja Binjaku.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm