Lajme

Aleanca KuqeZi, po ndjek me shqetësim të thellë krizën e rëndë politike ku po rrëshqet Maqedonia

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë ka ngjallur reagime mjaft të forta nga ana e të gjithë shqipatrëqve dhe jo vetëm.

Një reagim ka pasur dhe Aleanca Kuqezi dhe Kreu i saj Kreshnik Spahiu. AAK i bën thirrje partive shqiptare në Maqedoni që të ruajnë qetësinë dhe të mos bienë pre e këtyre sulmeve.

Kujtojmë se nga dhuna në Parlamrntin Maqedonas mbetën të plagosur disa deputetë, ndër tyre në gjendje më të nëndë deputeti Ziadin Sela.

REAGIMI I PLOTË I AAK-së:
Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim të thellë krizën e rëndë politike ku po rrëshqet Maqedonia. Kreu i Aleancës Kuqezi kontaktoj mbrëmë disa nga liderët shqiptar dhe uroi zotin Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij historike si kryetar i kuvendit.

Ndër të tjera lideri kuqezi Kreshnik Spahiu kontaktoi kreun e Aleancës Shqiptare Ziedin Sela pas plagosjes dhe i shprehu solidaritetin për këtë moment të vështirë. Aleanca kuqezi i bën thirrje faktorit shqiptar të shmangin çdo skenar lufte dhe provokim të ultranacionalizmit maqedonas.

Dhuna dhe destabilizimi i Maqedonise përbën rrezik për paqen në Ballkan. Aleanca Kuqezi apelon njëkohësisht tek faktori ndërkombëtar që të garantoj jetën e deputetëve shqiptar por dhe bashkjetesën në shtetin multietnik maqedonas e ku shqiptarët përbëjnë komb shtetformues por konsiderohen si qytetar të dorës së dytë. Në keto momente historike partitë politike shqiptare duhet të ishin të bashkuara dhe partner serioz te Washigtonit dhe Brukselit

Më shumë

Artikuj të ngjashëm