LajmeTe gjitha

Ambasada e SHBA ka mundësuar takim me gazetarin amerikan Richard Lui

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mundësuar sot një takim të gazetarëve dhe operatorëve të qytetit të Vlorës me gazetarin e njohur amerikan Richard Lui.

Takimi është organizuar në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë ku gjendet edhe American Corner Vlora.

Gazetari Richard Lui ka punuar për rrjetin e madh amerikan CNN, ku ka patur rastin të mbuloi live masakrën e Parisit.

Sot ai punon për rrjetin mediatik MSBCN dhe është ndër gazetarët që ka mbuluar rreth 700 ngjarje me përmasa ndërkombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit të gazetarëve dhe operatorëve të qytetit të Vlorës me gazetarin amerikan Richard Lui, u shkëmbyen përvoja dhe mendime mbi punën e gazetarëve në teren, problemet që hasen në përplasjet me politikën, krimin, korrupsionin, gazetarët si qytetar etj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm