Kulture

Ambasadori austriak Johann Sattler viziton Parkun Arkeologjik të Orikut

Dje, më 25 gusht Parkun Arkeologjik të Orikut e vizitoi Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Z. Johann Sattler.

Sattler, i shoqëruar nga Përgjejgësi i Parkut të Orikut, pranë DRKK Vlorë Sejmen Gjokoli, pas vizitës në Kishën e Marmiroit, Ambasadori Sattler, vizitoi edhe Parkun e Orikut, një vizitë surprizë që kaloi mes një komunikimi e diskutimi të gjerë, shumë planësh e përtej një vizite rutinë.

Ambasador Sattler, një ambassador me interesa e informacion të gjerë për resurset e Trashëgimisë Kulturore të zonës por edhe më gjerë.

Sattler e Gjokoli folëm për mundësitë reale që gjenerojnë pasuritë e trashëgimisë materiale e shpirtërore që ka zona e Orikumit, si dhe për zhvillime të tjera që vijnë prej bashkëpunimesh e shkëmbimesh ekonomike e kulturore me vende të zhvilluara të Europës.

Ndër të tjera, Sattler e Gjokoli kanë diskutuar për veçorinë e jashtëzakonshme që mbart Kisha e Marmiroit dhe nevojën për mbështetje projektesh për ta bërë këtë vlerë religjoze të aksesueshme për të gjithë, për infrastrukturën që të çon deri aty, rrëzë Karaburuni, ku gjëndet kjo mrekulli.

Gjithashtu, Gjokoli bën me dije, për zhvillimet e pritshme kulturore e ekonomike, së shpejti në Vlorë Konsullata e shtetit Austriak.

Gjokoli i shpreh falenderime dhe mirënjohje Ambasadorit Sattler në emër të DRKK Vlorë, për vizitën në Parkun Arkeologjik të Orikut, si një nga asetet më të qenësishme të trashëgimisë kulturore, historike e turistike të Vlorës!

Show More

Related Articles