LajmeTe gjitha

Angli, policia kap shqiptarin dhe zbulon misterin…

Një fermë kanabisi që kishte mbi 200 bimë është zbuluar ndërmjet disa dyqaneve në Plymouth të Anglisë. Policia e kontrolloi pronën në rrugën “Hyde Park” pasi zbuloi se prej nga vinte ajo era e athët që kishin raportuar më herët banorët e saj.

Ndërsa policët ishin duke hyrë në rrugicë, një burrë u pa të hidhej nga një dritare e katit të parë në pjesën e përparme të shtëpisë, shkruan The Herald.

Ai u kap nga oficerët dhe më vonë u intervistua për pronën. I riu, një 21-vjeçar që mendohet se kishte origjinë shqiptare, është duke u mbajtur nga autoritetet e emigracionit.

Policia tha për “The Herald” se oficerët i hoqën të 200 bimët që ishin shpërndarë nëpër dhoma.

Ato ishin të gjata nga 4 deri 5 këmbë të gjata.

Një tjetër dhomë ishte përshtatur për tharjen e kanabisit.

Oficerët po ashtu hoqën një sasi të madhe dritash e prozhektorësh që përdoreshin për rritjen e bimëve.

Policët thanë se kishte prova se të paktën dy burra jetonin në atë provë dhe se kjo ishte konfirmuar nga fqinjët.

Oficerët e kishin rrahur zonën prej disa ditësh duke u përpjekut të gjenin se nga vinte era e kanabisit.

Shtëpia në fjalë u konsiderua e dyshimtë pasi kishte shumë shenja që e vunë në alarm Policinë, si dritaret gjithmonë të mbyllura dhe një numër qesesh të vjetra mbeturinash në oborrin e pasmë

Më shumë

Artikuj të ngjashëm