LajmeTe gjitha

Angli/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, Tre të dënuar (Emrat)

Shpërndarësit e drogës e hodhën kokainën në një rezervuar pasi e kuptuan se ishin në vëzhgim.

Por, zyrtarët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit e mblodhën lëndën duke grumbulluar një 1 kg kokainë të klasit A.

Në pranga përfunduan shqiptarët Ndrek Prenga, 33 vjeç, nga Ashford, Surrey, Elton Qajka, 21 vjeç, nga Islington, dhe Nikolin Dushi, 30-vjeç, nga Barnet, si dhe Kerry Reed, 39-vjeç, i cili dorëzoi një qese me ngjyrë kafe gjatë një takimi në shtëpinë e Prengës, raportojnë mediat britanike.

Takimet u kryen më 2 gusht të këtij viti poshtë një rruge të mbuluar me barë, në afërsi të rezervuarit.

Zyrtarët gjetën një tjetër paketë me drogë në ujë, pas kërkimeve të shtëpisë së tij si dhe të automjeteve. Në përfundim u konfiskuan një sasi e konsiderueshme të parave të gatshme dhe një bllok kilogram kokainë.

Prenga, Dushi dhe Qajka, të cilët janë shtetas shqiptarë, u arrestuan në të njëjtën ditë.

Zyrtarët kontrolluan shtëpitë e tyre dhe gjetën më shumë telefona celularë, tufa të holla, dokumente identiteti të rreme si dhe materiale paketimi të drogës.

Të katër u akuzuan për furnizim të drogës së Klasit A, ndërsa Reed dhe Prenga u akuzuan edhe për posedim të pasurive kriminale.

“Ne besojmë se Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka janë pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar për shpërndarjen e kokainës me shumicë në një shkallë të gjerë në Londër”, tha Martin Groves nga Partneriteti i Krimit të Organizuar.

Gjykata e Blackfriars ka dënuar me 8 vite e gjysmë burg shqiptarin Prenga, 8 vite anglezin, me 6 vite burg është dënuar Dushi, si dhe 3 vite Qajka

Më shumë

Artikuj të ngjashëm