Showbiz

Anna Faris dhe Chris Pratt ndahen pas 8 vitesh martesë

Aktorët Chris Pratt dhe Anna Faris, kanë deklaruar përmes rrjeteve sociale se përfundimisht janë ndarë.

“Ndihemi të trishtuar që po ju njoftojmë zyrtarisht se ne po ndahemi ligjërisht. U përpoqëm një kohë të gjatë të mbajmë lidhjen tonë, por jemi me të vërtetë të zhgënjyer.

Djali ynë ka prindër që e duan shumë dhe për hir të tij duam të mbajmë lidhjen në situate private ashtu si të jetë e mundur”, ka shkruar Pratt në Twitter.

Edhe bashkëshortja e tij Anna konfirmoi lajmin e hidhur.Çifti janë të martuar për 8 vjet së bashku dhe kanë një djalë

“Kemi ende dashuri për njëri tjetrin, gjithmonë do të ushqejmë kohën tonë së bashku e do të vazhdojmë të kemi respekt të thellë për njëri tjetrin”, vazhdon tutje ai.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm