Politike

Antikomunistët, thirrje për protestë ditën e hapjes së Kuvendit: “Jo diktaturën, jo Gramoz Ruçin!”

Ditën e hapjes së Legjislaturës së re te Kuvendit të Shqipërisë, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë do të organizojë, një tubim proteste.

Sipas Shoqatës, synimi i tubimit është protesta “kundër rikthimit në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe të qeverise shqiptare, të ish – drejtuesve të lartë të diktaturës komuniste dhe pinjollëve të tyre gjenetikë e politikë si dhe pjesëtareve të policisë politike të komunizmit, Sigurimit të Shtetit.

Deklarata e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë:

“Thirrje!

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon ditën e hapjes së Legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë një tubim proteste kundër rikthimit në krye të Kuvendit te Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare ish – drejtuesve të lartë të diktaturës komuniste dhe pinjollëve të tyre gjenetikë e politikë si dhe pjesëtareve të policisë politike të komunizmit Sigurimit të Shtetit.

Te përndjekurit politikë antikomunistë vlerësojnë zgjedhjen e ish – ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës komunistë në krye të parlamenti dhe pjesëtareve të Sigurimit të Shtetit dhe pinjollëve të Byrosë Politike të PPSH dhe institucioneve të tjera të diktaturës si një kërcënim real për larine, demokracinë dhe shtetin ligjor, fyerje për martirët dhe viktimat e  terrorit komunist dhe rrezik për të gjithë shqiptarët që besojnë ende tek liria, demokracia, shati ligjor, prona, familja dhe dinjiteti njerëzor.

Ne vlerësojmë se kjo situatë është një rikthim mbrapa në përpjekjet 27 – vjeçare të vendit dhe popullit tonë për tu shkëputur nga komunizmi dhe pasojat e tij si një thikë mbas shpine atyre që luftuan e u sakrifikon për lirinë.

Më shumë se një raport kriminal me të kalurën diktatoriale ky zhvillim negativ politik është   një kërcenim real për të te sotmen dhe te ardhmen e vendit. Ata, kundër rikthimit në pushtet të të cilëve ne protestojmë, janë persona me precedentë të rrezikshëm kriminalë si vrasje, arrestime, torturime etj., të kundërshtareve politikë të komunizmit, që kategorizohen si vepra penale të renda, krime kundër njerizimit gjenocid etj.. Në se këta persona marrin serish  pushtetin dhe mjetet e duhura mund të kryejnë serish vepra të ngjashme gjë që përben një kërcenim real për lirinë demokracinë dhe jetën e qytetarëve.

Prandaj ne i bëjmë thirrje çdo të përndjekuri politik të komunizmit, çdo qytetari që vlerëson  e  respekton lirinë dhe të drejtat e tij, të familjes, të pronës, te fjalës, të atdheut etj., ti bashkohet  protestës sonë paqësore.

Ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, atyre që besojnë tek liria e demokracia, nuk ndjehen të kapur nga e kaluar komuniste të bashkojnë votat dhe veprime të tjera në Kuvend me protestën tonë duke ndaluar, duke mos u berë pjesë e  këtij rikthimi  të rrezikshëm të njerëzve të diktaturës në krye të shtetit dhe qeverisë.

Bashkohuni me protestën tonë tani që nesër te mos jetë vonë. Nuk ka nevojë të mundoheni të merrni me mend se çfarë mund të ndodhë nëse Sigurimi i Shtetit kthehet në krye të shtetit. Ktheni pak kokën mbrapa dhe kujtoni çfarë ka ndodhë në ketë vend vetëm 27 vjet më parë.

Nën moton: “Jo diktaturës!”, të protestojmë së bashku në 9 shator ora 90:30 para Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm