Showbiz

Arilena Ara: Version anglisht i “Nëntori” kurorëzohet me çmim në Kazakistan

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara ka sjellë “Nëntorin” anglisht, në Kazakistan.

Pasi ka marrë çmim në Expo Astana 2017, Arilena ka performuar këngën e saj “Nëntori”, para një audience në këtë organizim.

Ara ka performuar në eventin e organizuar nën temën “Energjia e së ardhmes”, ku u prezantua me këngën “I`m sorry”, variantin e sapopublikuar, anglisht, të “Nëntori”, nga ku doli edhe me çmim.

Ajo ndau me publikun vetëm një foto.

“Nëntori” tashmë edhe versionin anglisht “I’m sorry”, edhe pse është për t’u theksuar fakti që edhe në shqip, kënga e Darko Dimitrov, u pëlqye dhe u ngjit në krye të klasifikimeve të shumë shteteve.

Show More

Related Articles