LifestyleTe gjitha

Aromë përrallore? Ja si ta bëni parfumin të zgjasë për orë të tëra!

Kur vjen puna tek aromat, askush nuk mund t’i rezistojë erës së mrekullueshme të trëndafilit, esencës së orkidesë apo qindra përzierjeve të tjera, që bëjnë të gjunjëzohemi para blerjeve.

Dëshirojmë që aromën e përzgjedhur ta mbartim pothuajse gjithë ditën me vete, por kjo shpesh është e pamundur. Hedhim parfum para se të largohemi nga shtëpia dhe në pak minuta, era juaj e preferuar nuk është më në lëkurë.

Për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj, sigurohemi të zbrazim të gjithë shishen në trup e flokë, por të gjithë e dimë që kjo nuk jep rezultat tjetër përveç kollës dhe ndjenjës së përzierjes të shkaktuar nga era e tepërt.

Ekspertët kanë vendosur të zbulojnë sekretet e ruajtjes së aromës për orë të tëra, dhe përgatituni që truket janë më të thjeshta nga se mendoni. Nuk na besoni? Lexoni më poshtë:

Parfumin aplikojeni pas dushit
Lëkura është më e hidratuar se kurrë, poret hapen më shumë pas avullit të dushit, kështu që parfumj ka tendencën të qendrojë më gjatë në zonat ku e keni aplikuar.

Aplikoni krem para parfumit
Kremi ka veti ngjitëse dhe është i prirur të qendrojë gjithë kohën në lëkurë (edhe pse sasia reduktohet me kalimin e kohës). Kështu, ky produkt do ta ‘mbërthejë’ parfumin, duke i dhënë rezistencë përgjatë gjithë ditës.

Produktet e tjera zgjidhini me esenca të përafërta me parfumin
Nëse keni zgjedhur aromë lulesh, sigurohuni që edhe kremi i trupit e çdo gjë tjetër plotësuese të ruajë po këtë linjë. Nëse kremi dhuron aromë çokollate dhe parfumi sjell diçka krejt ndryshe, mos pretendoni që esenca do të mbizotërojë gjatë.

Aplikojeni në zonat ‘pulsuese’
Sigurohuni ta aplikoni parfumin pas veshëve, në qafë, në kyçet e duarve dhe pas gjunjve. Këto zona lidhen ngushtë me temperaturën e trupit, që do ta bëjë aromën të zgjasë përgjatë gjithë ditës.

Mos e shpërhapni parfumin me duar
Lëreni spontanisht në zonat e aplikuara, dhe mos gaboni ta shpërhapni me duar. Ndryshe nga kremi, në çastin e parë që keni kontakt me parfumin e aplikuar, ky i fundit reduktohet dhe nuk mbetet më në lëkurë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm