LajmeTe gjitha

Arrestohen 5 persona me 42 kg drogë, ja ku ndërhyri policia

Pesë persona, dy shqiptarë e tre italianë, janë arrestuar nga karabinierët në Pordenone, ndërkohë që është sekuestruar 42 kile marijuanë. Operacioni u konkludua mbrëmë vonë, në zonën e qendrës tregtare të Fiume Venetos. Të pesë personat e arrestuar ishin me shumë precedentë penalë.

Reparti operativ i karabinierëve hyri në aksion në parkingun e qendrës tregtare ku po bëhej shkëmbimi midis dy shqiptarëve dhe tre italianëve nga Puglia.

Njëri nga shqiptarët tentoi të arratisej në momentin e ndërhyrjes së karabinierëve, por u bllokua disa qindra metra më larg, pa bërë rezistencë kundër arrestit.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe tre makina, ndër to edhe një Audi R6, me targa sllovene, me vlerë disa dhjetëra mijëra euro, të cilën e kishte një nga shqiptarët, si dhe një Jeep Renegade i puljezëve.

Sipas hetuesve, droga që vinte nga jugu ishte e destinuar për të gjithë tregun e verilindjes, ku shqiptarët kanë kontakte dhe rrjetin e tyre.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm