Lajme

Arrestohen dy shqiptarët në Maltë

Ditën e djeshme Policia e Maltës ka vënë në pranga dy shqiptarë.

Shqiptarët të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë si të dyshuar për grabitjen e një argjendarie të ndodhur javën e kaluar.

Ata kanë qenë të lajmëruar se po shkonte policia për t’i arrestuar, dhe në këtë moment kanë nxjerrë një armë për të qëlluar.

Sipas mediave vendase Policia mundi t’i arrestojë, ndërsa ata do të vihen para drejtësisë së Maltës, si autorë të grabitjes së argjendarisë Diamonds International, ku morën mallra me vlerë qindra mijëra euro.

Gjatë grabitjes autorët kanë plagosur rojën e sigurisë, të cilin e goditën me qytën e një shotgani në kokë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm