Lajme

Arrestohen në flagrancë tre vlonjat (Emrat)

Policia Rrugore Vlorë Policia Rrugore e Vlorës vijon punën për ndëshkimin e shtetasve të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të cilat mund të bëhen edhe burime aksidenti !

Arrestohen në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore Vlorë, ka vijuar punën lidhur me kontrollet në drejtim të zbatimit me përpikmëri të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve të ushtruara të cilat kanë patur për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, Policia ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor prej drejtuesve të mjeteve. Në këtë kuadër, bazuar në shkeljet e evidentuara, përgjatë këtyre 4 ditëve të fundit janë vendosur rreth 133 masa administrative të ndryshme ndaj drejtuesve të mjeteve, konkretisht për shkelje të llojit : Mosvënie rripi sigurimi, përdorimi i aparatit celular duke drejtuar mjetin, parakalime të gabuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e pijeve alkoolike etj.

Gjatë 24 orëve të fundit Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Adrian Gjata, 53 vjeç, banues në Vlorë, (drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike).

Ervis Bushi, 29 vjeç, banues në Vlorë, (i papajisur me lejedrejtimi përkatëse).

Si dhe një 55 vjeçar, banues në Vlorë, (drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike).

Policia Rrugore e Vlorës kërkon prej shtetasve të cilët drejtojnë mjete të jenë tepër të kujdesshëm e të vëmëndshëm në respektimin dhe zbatimin e rreguallave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos bëhen burime aksidenti për veten e tyre si edhe për të tjerë, pikërisht për mosrespektim të rregullave të cilat janë vendosur për rritjen e sigurisë rrugore.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm