Lajme

Arrestohen shqiptarët me fabrika kanabisi në Angli

Në disa operacione të zhvilluara nga autoritetet në Gloucestershire të Anglisë 10 persona janë arrestuar pasi një sasi droge me një vlerë tregu prej 750 mijë funtesh.

Sipas mediave të huaja oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham, si dhe 4 lavazhe përgjatë dy ditëve të fundit.

Në pranga u vunë 8 persona nga Gloucester, të moshës 20 – 33 vjeç, një 21-vjeçar nga Norwich dhe një tjetër 34-vjeçar nga Essex.

Gjithashu një vajzë 17-vjeçare u gjet duke punuar në “kushte të papërshtatshme”. Ajo u mor në mbrojtje nga autoritetet.

Operacionet e zhvilluara të mërkurën dhe të enjten ishin pjesë e operacionit Cleveland, që nisi pas të dhënave që autoritetet britanike morën për banda të krimit të organizuar që operonin në vend.

Policia e Gloucestershire tha se në 6 prona ishin zbuluar fabrika kanabisi, në Gloucester dhe Cheltenham dhe se në disa prej tyre ishin gjetur “anëtarë të bandave shqiptare kriminale”.

Një zyrtar i policisë tha se sasia domethënëse e bimëve të kanabisit që u gjetën në këto fabrika besohet se kapin vlerën e rreth 750 mijë funte.

“Ky operacion 2 ditor çoi në shkatërrimin e bandave serioze të krimi të organizuar që operonin në Gloucestershire, aktiviteti kriminal i të cilave ka pasur një impakt të madh në komunitetet tona.”

“Një prej fabrikave të kanabisit ndodhej fare pranë një shkolle fillore në Gloucester. Anëtarët e këtyre bandave nuk kanë asnjë lloj mëshire për sigurinë dhe mirëqenien e atyre që jetojnë në komunitetet ku ata operojnë”, tha zyrtari i policisë Ian Fletcher.

Të gjithë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po mbahen nën akuzën e mashtrimit, shpërndarjes së drogave të klasit B dhe prodhimit e përpunimi të drogave të klasit B.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm