Lajme

Arrestohen tre të rinjë nga Dibra, Kapen me drogë dhe kundërshtojnë policinë

Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se kanë kundërshtuar forcat e rendit.

Tre personave të arrestuar u është gjetur një sasi droge. Ata janë:

-Olsi Toska, 24 vjeç,

-Astrit Buci, 34 vjeç,

-Altin Margjoka, 30 vjeç.

DETAJET E POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dobrova”

Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë, j’u gjendet dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë nga policia.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 0.5 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dobrova”, për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të detyrave të percaktuara në planin operacional Dobrova, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

O.T, 24 vjeç,

  1. B, 34 vjeç,
  2. M, 30 vjeç, të gjith banues në Dibër

Arrestimi i shtetasve A. B, dhe A. M është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi A.M, ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit A. B.

Ndërsa shtetasi O. T është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij A. B, shtetasi O. T, është kapur në flagrancë nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”,

Më shumë

Artikuj të ngjashëm