Lajme

Arrestohet 51-vjeçari për falsifikim dokumentesh (Emri)

Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se është vënë në pranga një 51-vjeçar pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.
I arrestuari është Beqir Gjura, 51 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit të koduar “Koordinatorja”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-Dokumente identifikimi fotokopje të shtetasve të ndryshëm

-Certifikata,

-Leje kalimi në gjuhën Greke,

-Një leje Qarkullimi automjeti

-Formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit -Rrugor

-Automjeti i tij

-Dokumente të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi I vulave, i stampave ose I formularëve”.

Show More

Related Articles