Lajme

Arrestohet në flagrancë një shtetas, u kap me 9 krerë bagëti kontrabandë (Foto)

KOLONJË

Policia Kufitare finalizon me sukses operacionin antikontrabandë të ndjekur me metoda speciale të hetimit, të koduar “Pepellashi”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili u kap me 9 krerë bagëti të trasha, të dyshuara si kontrabandë.

Më datë 12.10.2017, specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizuan me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Pepellashi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

F.P, 30 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në aksin rrugor Korçë- Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pepellash, u kap nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion tip “Mercedes- Benz” duke transportuar :

9 (nëntë) krerë bagëti e trashë, të dyshuara si kontrabandë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këto të fundit, janë kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Kontrabanda me mallra të tjera” parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Më shumë

Artikuj të ngjashëm