Lajme

Arrestohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar

Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

E. C, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet.

Sa mësipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Show More

Related Articles