Lajme

Asgjësohen 51 bimë narkotike Cannabis Sattiva (Foto)

Klos-Mat

Vijon rikontrolli territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 51 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Procedohet në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Ketë-Klos

Në vijim të zbatimit të planit të masave për rikontrollin e territorit, me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, vijojnë punën me intensitet të lartë për këtë qëllim.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë rikontrollit të territorit bazuar dhe në informacione tërësisht policore kanë konstatuar 51 bimë të dyshuara cannabis sattiva, të kultivuara në shpat të malit në një terren të vështirë e të thepisur.

Pas konsultimit me Prokurorin bimët janë asgjësuar nga grupi hetimor në vend me anë të djegies ku disa prej tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, te kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Ketë shtetasi :

S.M, për veprën penale “Moskallzim i krimit”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Më shumë

Artikuj të ngjashëm