Kuriozitete

Austronautja 57 – vjeçare kthehet në Tokë pas 288 – ditësh në hapësirë

Austronautja amerikane Peggy Whitson mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në hapësirë se çdo amerikan tjetër.

Pas 288 ditë mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës Peggy Whitson do të kthehet sot në Tokë.

57 – vjeçarja Whitson, do të ketë kaluar 665 ditë në hapësirë gjatë tre misioneve të ndryshme, ose rreth një vit dhe 10 muaj jashtë atmosferës së Tokës duke u bërë kështu gruaja më e moshuar që ka shkuar në hapësirë.

Whitson në profesion është biokimiste.

Ajo filloi misionin e saj të tretë dhe të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nëntorin e kaluar, ku kreu disa ecje në hapësirë dhe është gruaja e parë që e komandon dy herë stacionin e hapësirës.

Pritet që Whitson të zbresë në Tokë, në Kazakistan, me një kapsulë ruse Soyuz dhe prej andej ajo do të shkojë në Gjermani dhe më pas do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, në qytetin e saj Hjuston.

Show More

Related Articles